Frika nga vjedhjet, banorët apel Bashkisë: Nuk futemi dot në banesa, kemi materiale me vlerë

schedule09:15 - 29 Nëntor, 2019

schedule 09:15 - 29 Nëntor, 2019

Në lagjen 17 pranë stacionit të trenit në Durrës, banorët tregojnë se tashmë përveç panikut të shkaktuar nga tërmeti tani i tremben edhe vjedhjes së materialeve me vlerë që mund të kenë mbetur në rrënoja.

Urim Muharremi, një banor i pallatit, tregon për gazetarin e abcnews.al, Andi Qosja se problem për ta tani mbetet sigurimi dokumenteve që kanë mbetur nën rrënoja.

“Nuk futemi dot në banesa, rrezikojmë të mbetemi brenda, kemi vlera të konsiderueshme materiale”, tha Urimi.

I kthyer nga italia para pak ditësh, ai tregon se në banesat e tyre të shkatërruara janë afruar persona që nuk janë të lagjes ku dyshohet se qëllimi i tyre është ai i vjedhjes.

Iliri Muharremi, vëllai  i Urimit thotë se situata është emergjente dhe se kërkon të marrë dokumetet.

“Së pari me vlerë është jeta e njeriut, por tanimë të domosdoshme për ne janë dokumetet”, tha ai.

Ata thonë se kanë qëndruar për orë të gjata për të ruajtur banesat sepse duan të shpëtojnë nga vjedhjet ato që kanë mbetur. Ndërkohë mësohet se në atë pallat janë rreth 283 apartamente ku 160 prej të cilave tashmë të banueshme.

Kërkojmë një zgjidhje, duke iu drejtuar Instancave shtetërore ata thonë që të paktët të ruhen gjerat që kanë mbetur. Iliri ka tentuar të hyjë në banesë sepse në shtëpi kanë pasur gjëra me vlerë, por frika dhe lëkundjet herë pas here të tërmetit kanë bërë që ai të largohet nmenjëherë. Duke i bërë apel Bashkisë kërkojnë ndihmë që të mos i vjedhin edhe ato materiale që kanë shpëtuar pas tërmetit.

Ndër të tjera ai tregon se pallati ishte i ri, i përfunduar vetëm para një viti. “Në tërmetin e shtatorit ka pasur disa krisje të vogla që janë rregulluar nga vetë banorët”, tha Urimi.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!