Frika nga një valë e dytë, Kina vendos në karantinë një tjetër qytet

schedule15:43 - 13 Maj, 2020

schedule 15:43 - 13 Maj, 2020

Një tjetër qytet kinez është vënë në karantinë pas konfirmimit të disa rasteve të tjera lokale me koronavirus.

Këto raste të tjera po rrisin akoma më shumë frikën e një vale të dytë në Kinë. Qyteti veri-lindor i Jilin-it, me një popullsi prej më shumë se katër milion banorësh, mbylli kufijtë dhe pezulloi transportin publik të mërkurën.

Të gjithë banorët nuk e kanë të lejuar që të futen apo ta dalin nga lagje të ndryshme, veç rasteve kur është shumë e nevojshme.

Qeveria e vendit tha në një deklaratë:

Të gjitha kinematë, palestrat, internet kafetë dhe ambiente të tjera të mbyllura argëtimi duhet të mbyllen menjëherë, edhe farmacitë duhet të raportojnë të gjitha shitjet e medikamenteve për temperaturë apo antiviralë.

Autoritetet lokale gjithashtu thanë që banorët mund të lejohen të largohen nga qyteti nëse marrin raporte për të vërtetuar se kanë rezultuar negativë për COVID-19 në 48 orët e kaluara dhe të përfundojnë një periudhë të paspecifikuar të “izolimit të rreptë”. /abcnews.al/