Frika nga koronavirusi, nëna britanike nuk i dërgon prej dy vitesh fëmijët në shkollë

schedule14:57 - 10 Janar, 2022

schedule 14:57 - 10 Janar, 2022

Në Britani kanë shpërthyer polemika të shumta për lajmin se një nënë nuk ka dërguar për dy vite fëmijët e saj në shkollë nga frika se mos infektoheshin me  koronavirus. Lisa Diaz fillimisht filloi t’i mësonte fëmijët e saj Elena, nëntë vjeç dhe Alex, 12 vjeç, nga shtëpia që në mars të  2020, kur Boris Johnson mbylli shkollat ​​gjatë bllokimit të parë.

Por edhe kur shkollat u rihapën, Lisa refuzoj ti dërgonte fëmijët e saj në shkollë. Ajo është gjobitur me 2500 paund.

Në një intervistë për “ Good Morning Britain” , Lisa tha: Kam qenë e shqetësuar se fëmijët e mi se do të infektoheshin me Covid, pasi ka pasur shumë fëmijë të shtruar në spital edhe gjatë valës së Omicron.


Frika imë më e madhe është së fëmijët e mi do të vuanin nga Covid i zgjatur, tha ajo.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!