Frika nga Koronavirusi, farmacitë shesin maskat dhe dezinfektantët brenda 1 dite

12:52 | 25/02/202012:520

Edhe skaji me i largët i verilindjes në vend , Hasi është boshatisur nga maskat dhe mjetet mbrojtëse kundër gripit.

Në ato pak farmaci të kësaj bashkie nuk ka mbetur asnjë maskë apo solucion antibakterial dizenfektues për duart dhe doreza mjekësore.

Farmacistët thonë se brenda një ditë u shit u gjithë stoku i maskave dhe mjeteve të tjera, e që u blenë nga vetë banorët e Hasit por edhe janë dërguar në Tiranë-Durrës apo edhe Vlorë.

“Kam ardhur të marr dezinfektant. Në shkollë kishim orë edukative për Koronavirusin, na shpjeguan si duhet të kujdesemi për higjenën”.

Një prej banoreve ka dashur të blejë maska për të afërmit e tij në Itali por është kthyer duar bosh.

E njëjta situatë është edhe në farmacitë e Kukësit që janë boshatisur, e duke qenë në kufi me Kosovën ka patur mjaft raste e kërkesa edhe nga qytetarët e Kosovës.

Në shkollat e Kukësit kanë nisur edhe orët sensibilizuese për nxënësit të cilët shprehen se  maska dhe mjete të tjera mbrojtëse si dezinfektant për duar kanë kërkuar ti marrin me vete në shkolla.

Megjithatë edhe nga informacionet në pikat kufitare apo edhe spitalin e Kukësit nuk ka raste të tilla shqetësuese./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono