Tafani tregon vrasjet: Fridman Xhaferraj kërcënonte grupin e Laertit, Çajup Selimi kishte lidhje intime me nënën e…

schedule12:14 - 30 Shtator, 2023

schedule 12:14 - 30 Shtator, 2023

Artan Tafani, bashkëpunëtori që zbardhi 6 krime të ndodhura në vendin tonë e në Greqi, ka treguar me detaje para prokurorisë së Elbasanit për vrasjet e kryera prej tij dhe antërave të tjerë të grupit të Laert Haxhiut.

Për ekzekutimin e biznesmeni Çajup Selimi në Tepelenë, më 1 qershor të 2021, në hyrje të pallatit ku banonte, Tafani ka deklaruar se janë paguar 50 mijë euro.

Për vrasjen e tij, kanë bashkëpunuar 6 persona.

“Unë së bashku me Laert Haxhiun, Erisiano Abedinin, Lulzim Spahinë, Ligor Romaçkën dhe Bujar Abedinin kemi ekzekutuar në shkallët e një pallati, Çajup Selimin. Porosinë e kishte mare Laert Haxhiu, ku me sa mbaj mend i ishin paguar 50 mijë euro. Erisiano Abedini dhe Bujar Abedini ishin njerëzit që na mbanin në kontakt për lëvizjen e Çajupit”.

Por, një ditë pasi kryen këtë vrasje, ata udhëtuan gjatë natës drejt Korçës, për të vrarë një tjetër person, po me porori të Lart Haxhiut.

Më 2 qershor ekzekutohet Fridman Xhaferaj. Sipas dëshmisë së Artan Tafanit, Xhaferraj u vra sepse kishte kërcënuar kushëririn e tij Laert Haxhiun se nëse ky i fundit nuk e ndihmonte për ta nxjerrë nga burgu, Fridmani do fliste për krimet që Haxhiaj kishte kryer, si dhe për vendin ku ai fshihej.

“Kërcënimi se Fridmani mund të fliste nëse Laerti nuk e ndihmonte, nuk është pritur mirë nga Haxhiu. Këtë mesazh, Fridmani ja kishte çuar këshëririt të tij, përmes avokatit që shkonte çdo muaj e takonte në burg. Avokati ia ka përcjellë Haxhiut dhe që në këtë moment, ai ka filluar të dyshojë mbi besnikërinë dhe qëndrueshmërinë e Fridmanit”.

Sipas Tafanit, Lart Haxhiu e kishte ndihmuar Fridman Xhaferrajn  që në Gjykatëne  Lushnjës t’i ndryshohjej masa e sigurisë ngaarrest në burg në arrest shtëpie dhe menjëherë kishte nisur planin për ta vrarë. Trupi i viktimës në atë kohë u gjet 12 ditë më vonë, në rezervuarin e Gjançit. Për këtë vrasje, morën pjesë 7 persona.

“Fridman Xhaferaj është rrahur para se të vritej. Laerti i kërkonte llogari nëse kishte folur dhe pse e kishte shantazhuar dhe kërcënuar nga brenda burgut. E kemi goditur disa herë. Kur pa pistoletat i kërkoi falje Laertit duke iu lutur të mos e vrisnim. Në këtë moment u qëllua me plumb pas koke. E morëm në makinë dhe e çuam në Gjanç dhe trupin ia hodhëm në rezervuar”.

Tafani ka treguar se 4 muaj më vonë vranë Alban Semakun që sapo kishte dalë nga burgu. I njohur edhe me emrin Elton Mermali, ai u gjet në breg të lumit Shkumbin, pak muaj pasi kishte dalë nga burgu. Në këtë krim morën pjesë tre persona, Laert Haxhiu, Artan Tafani dhe Lulzim Spahija.

Sipas Tafanit, Laert Haxhiu i kishte thënë se Semaku ka vrarë njerëzit e familjes së tij, me urdhër të Aldo Bares.

“Ne e denim që ai kishte dalë nga burgu dhe konsumonte heroinë. Alban Semakun e njihja herët. Atë ditë e kam gënjyer duke i thënë se në një vend kasha fshehur heroine. Shkova me makinë tek lagja e tij. Kemi shkuar në Peqin, dhe buzë një muri jemi drejtuar tek disa ferra, duke e gënjyer se aty ndodhej heroina. E gjitha ka qenë një mashtrim. Kur Semaku uli kokën për të kërkuar heroinën e kemi qëlluar me një plumb në kokë dhe dy në trup. Ne ikëm dhe trupin e tij e lamë aty në ferra”.

39 vjeçari nga Lushnja, Artan Tafani u arrestua si autor i një grabitjes së 30 mij eurove të një këmbimi valuator në zonën e Astirit në Tiranë. Por pas dëshmive që ai i dha hetuesve zbardhi jo pak, por 19 ngjarje të ndryshme, si vrasje e shpërthime me tritol. Pas dëshmisë tij, u arrestuan 12 persona dhe 4 të tjerë vijojnë të jenë në kërkim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!