Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Frankfurt nuk ndalet në merkato, “shqiponjat” gjermane nënshkruajnë me talentin e PSG

schedule11:28 - 30 Maj, 2023

schedule 11:28 - 30 Maj, 2023

Pas nënshkrimit përfundimtar, me anësorin gjerman, Philipp Max, “shqiponjat” e Eintracht Frankfurt kanë konfirmuar ditën e sotme dhe një afrim tjetër për këtë merkato vere, teksa kësaj radhe në “shënjestrën” e gjermanëve ishte talenti francez i akademisë së PSG, Eric Junior Dina Ebimbe.

I pozicionuar në krahun e djathtë të mesfushës, Dina Ebimbe ishte në huazim përgjatë gjithë sezonit te skuadra gjermane, teksa në 19 paraqitjet e zhvilluar në Bundesliga gjeti 3 herë rrugën e rrjetës, si dhe prodhoi një asist për shokët e tij të skuadrëës, ku edhe pse numrat nuk duken bindës të futbolldashësit, paraqitjet e tij në fushën e lojës kanë mjaftuar që francezi të pëlqehet nga bordi i “shqiponjave”.

Ndërkaq, kujtojmë gjithashtu se zyrtarimi i 22-vjeçarit francez u prezantua ditën e sotme nga klubi gjerman, me anë të një postimi në profilin e tyre zyrtar në “Twitter”, me kontratën që ka një afat skadence deri në verën e vitit 2027. /i.m /abcnews.al 

Postimi i klubit në Twitter:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!