Francë, vizitë e tensionuar për presidentin e Turqisë

schedule20:30 - 5 Janar, 2018

schedule 20:30 - 5 Janar, 2018

Turqia po përpiqet të zbusë klimën e ftohtë që krijoi me BE që pas grushtit të dështuar të shtetit në verën e 2016. Kjo u vu re gjatë vizitës së presidentit Erdogan në Paris, ku i kujtoi homologut Makron lodhjen e vendit të tij nga procesi i tejzgjatur i integrimit në BE.

Presidenti francez, Emanuel Macro, priti në vizitë zyrtare homologun e tij turk Rexhep Taip Erdogan në Paris, ndersa Ankaraja po përpiqet të zbusë tensionet midis BE-së dhe Turqisë. Presidenti turk foli në Paris mbi procesin e anëtarësimit të Turqisë në BE. Erdogan nënvizoi se “procesi i tejzgjatur i antarësimit e ka lodhur në mënyre serioze Ankaranë dhe popullin turk. Ne nuk jemi në gjendje të themi vazhdimisht “ju lutem na pranoni” – u shpreh lideri Turk.

Gjatë fjalës së tij Erdogan e mbrojti Turqinë duke e cilësuar përpara të gjithëve si shteti i së drejtës, nisur edhe nga grupi i protestuesve që e pritën në hyrje të Elisez në Paris, të cilët protestonin në lidhje me lirinë e shprehjes dhe të drejtat e njeriut në Turqi.
Presidenti Makro deklaroi në konferencën e përbashkët se kishte pyetur Presidentin Turk në lidhje me një listë shkeljesh të Reporterëve pa kufij. Erdogan u përgjigj se sistemi gjyqësor në Turqi është i pavarur dhe do ti japë të gjithë emrat Ministrit të Drejtësisë për të marrë infomacion më të detajuara.

Macron dhe Erdoan kryesuan nënshkrimin e traktateve kryesore dy palëshe në fushën e mbrojtjes, bankave dhe avionëve. Macron riokonfimoi mbajtjen e diskutime të qarta dhe konkrete për sigurinë, BE-në, të drejtat e njeriut, luftën kundër terrorizmit dhe sigurinë rajonale.
Ky është takimi i parë i nivelit të lartë midis presidentit turk dhe një udhëheqësi të lartë europian pas përplasjeve midis Ankarasë dhe disa kryeqyteteve të Bashkimit Europian mbi masat ekstreme të Qeverisë turke pas grushtit të dështuar të shtetit. Këto përplasje diplomatike kanë vazhduar që nga vera e vitit 2016, pasi Brukseli kritikoi ashpër Ankaranë për arrestime masive në vend./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!