Francë, Marine Le Pen rrezikon deri në 3 vite burg

schedule16:22 - 1 Mars, 2018

schedule 16:22 - 1 Mars, 2018

Marinë Le Pen, lidere e Frontit Nacional dhe ish-candidate për presidente e Francës, është në regjistrin e personave nën hetim për publikimin dhe shpërndarjen e imazheve të dhunshme. Ajo akuzohet se ka publikuar në profilin e saj në Twitter në 2015-n disa fotografi të makabriteteve të ISIS. Drejtësia franceze nuk ka marrë parasysh natyrën e publikimit edhe pse Le Pen në postim shkruan: “Ky është ISIS”. Tashmë liderja e Frontit Nacional rrezikon deri në 3 vite burg dhe 75 mijë euro gjobë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!