Gjatë 24 orëve të fundit Franca ka regjistruar dhe numrin më të lartë të rasteve të reja me Covid.
Sipas statistikave të fundit rezulton se gjatë orëve të fundit janë konfirmuar 7 379 raste të reja, duke e çuar në 267 077 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.
Presidenti Emmanuel Macron ka ngritur shqetësimet për kthimin e mundshëm të karantinës si pasojë e rritjes së rasteve të reja. Franca është duke u përballur me rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus.
Përkundër shifrave të larta, numri i viktimave dhe i të hospitalizuarve është deri në një masë stabël, deklarojnë autoritetet.
Ndërkohë 20 persona kanë humbur jetën duke e çuar në 30 596 numrin total të viktimave. Presidenti Macron tha se rikthimi i karantinës mund të merret parasysh nëse rritja e numrit të rasteve të reja vazhdon.
Franca kishte lehtësuar masat e izolimit në muajin maj, por disa vende si Parisi, kanë mbajtur disa masa më kufizuese. Që nga e premtja, maskat janë obligative nëpër rrugët e Parisit./abcnews.al


