Dhjetë fëmijë francezë janë riatdhesuar në Francë nga kampet e refugjatëve në veri-lindje të Sirisë, tha Ministria e Jashtme franceze një deklaratë të hënën.
“Këta fëmijë u janë dorëzuar autoriteteve gjyqësore franceze, do ti nënshtrohen një kujdesi specifik mjekësor dhe do të jenë në kujdesin e shërbimeve sociale,” tha ministria e jashtme.
Që nga rënia e grupit të Shtetit Islamik në Mars 2019, Franca tani ka riatdhesuar 28 fëmijë nga Siria: Pesë në Mars 2019, 12 në Qershor 2019 dhe një vajzë që vuante nga probleme të zemrës në Prill 2020.
Vendimi se çfarë duhet të bëjë një shtet me gratë dhe fëmijët e mbetur në Siri është shpesh më i ndërlikuar sesa vendimi për luftëtarët e ISIS të burgosur në Siri. Qeveritë shpesh veprojnë nën supozimin se burrat e ndaluar në Siri kishin një lidhje të drejtpërdrejtë me Shtetin Islamik.
Kurse gratë në kampe kanë prejardhje, motivime dhe përkatësi të ndryshme. Pra, shkalla e përgjegjësisë së tyre dhe kërcënimi që ata mund të paraqesin për vendet e tyre të shtëpisë ndryshon shumë.
Në njërën anë ka gra që mbeten të përkushtuara ideologjikisht ndaj Shtetit Islamik dhe mund të mos dëshirojnë të kthehen në shtëpi fare.
Nga ana tjetër, ka disa gra që mohojnë se ikën me dëshirë në Siri ose u anëtarësuan me dëshirë në Shtetin Islamik. Këto gra ia venë fajin se u detyruan ose thjesht mashtrojnë sikur janë larguar nga Kalifati tani që ai ra.
Gratë gjithashtu kanë pasur role dhe përgjegjësi të ndryshme brenda bashkësive të Shtetit Islamik në Siri. Ndërsa shumica e burrave të huaj kanë shërbyer si luftëtarë, gratë mund të kenë punuar si doktore ose mësuese, kanë shërbyer në njësinë e grave fetare të policisë, kanë ndihmuar në aparatet e rekrutimit dhe propagandës së Shtetit Islamik, ose kanë qëndruar në shtëpi për t’u kujdesur për fëmijët e tyre dhe për të mbështetur burrat.
Gjatë kryerjes së kësaj pune, disa gra mbetën të përkushtuara ndaj ideologjisë së grupit, ndërsa të tjera u zhgënjyen. Shumë prej tyre thonë se pavarësisht nga ato që bënë në të kaluarën, ata pendohen për vendimet e tyre dhe që nga atëherë kanë hequr dorë. Fëmijët e dërguar në Siri nga prindërit ose të lindur atje janë viktimat më të pafajshme të saj historie./abcnews.al