Franca nuk gjen qetësi, qëllohet me armë zjarri prifti ortodoks në Lyon

schedule17:57 - 31 Tetor, 2020

schedule 17:57 - 31 Tetor, 2020

Një prift ortodoks është qëlluar me armë zjarri në qytetin juglindor francez Lyon. Sipas medias vendase pas sulmit agresori është arratisur ndërkohë që policia ka marrë masa për evakuimin e banoreve ne zonë. Ministri i Brendshëm francez ka konfirmuar plagosjen e priftit, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

Prifti është qëlluar dy herë me armë gjahu, teksa ka qenë duke mbyllur kishën. Reuters citoi një burim anonim të policisë duke thënë se prifti u qëllua dy herë rreth orës 4 pasdite me orën lokale. Burimi tha se i dyshuari është në arrati. Prifti tani është në një spital ku po trajtohet për plagët e marra ne bark, tha një zyrtar i policisë për Associated Press.

Arsyeja e sulmit është e paqartë. Kryeministri Jean Castex, i cili ishte për vizitë në Rouen, tha se po kthehej në Paris për të vlerësuar situatën. Incidenti i së shtunës ne France vjen në një moment kur vendi u trondit nga dy sulme vdekjeprurëse me thikë, prerja e kokës e një mësuesi pranë Parisit dy javë më parë dhe vrasja e tre persona në një kishë në Nicë të enjten./mv.acbews.al