Franca ka miratuar dozën e tretë për të gjithë personat mbi 18 vjeç. Doza do të merret 5 muaj pas dozës së dytë, sipas një njoftimi nga ministri francez i shëndetësisë, Oliver Veran. Ai sqaroi gjithashtu se, nga data 15 dhjetor, certifikata shëndetësore për personat mbi 65 vjeç nuk do të jetë e vlefshme nëse nuk kanë marrë dozën përforcuese, pesë muaj pas dozës së dytë të vaksinës.
Përveç kësaj, nga 15 janari, të njëjtat rregulla do të zbatohen për të gjithë të rriturit, tha Olivier Veran, duke shtuar se tani spitalet dhe ICU janë mbushur me persona të pavaksinuar. Ai shtoi se qytetarët duhet të jenë “vazhdimisht vigjilentë” dhe t’i kthehen jetës së tyre të përditshme.
Masat e reja të miratuara nga qeveria Macron vijnë në një kohë kur vendi regjistroi më shumë se 30,000 raste të reja për të dytën ditë radhazi.
“Nga nesër, maska do të jetë e detyrueshme në ambiente të mbyllura dhe tregjet e Krishtlindjeve në Francë”, tha Olivier Veran.
Ministri francez i Shëndetësisë argumentoi gjithashtu se, nëse miratohet vaksinimi i fëmijëve të moshës mbi 5 vjeç, atëherë mund të nisë në fillim të vitit 2022.
/abcnews.al