Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Franca i mbijeton “ferrit”/ Mund Paraguajin dhe kualifikohet në çerekfinale të Botërorit

schedule12:28 - 5 Korrik, 2026

schedule 12:28 - 5 Korrik, 2026

Kjo nuk kishte ndodhur në 60 vjet me radhë.

Do të duhej të vinte dueli Francë-Paraguaj që asnjëra nga skuadrat të mos bënte qoftë edhe një gjuajtje në portë në 45 minutat e para, qysh nga 1966-ta.

Nënkampionët e botës e patën më në fund të vështirë në stadiumin e Filadelfias përballë një skuadre amerikanolatine, që luajti totalisht në mbrojtje, dhe që bëri gjithçka deri në limitet e së lejueshmes për të mos lejuar golin.



U ndihmuan edhe nga disa vendime të arbitrit Tantashev, që nuk dha asnjë të verdhë për paraguajanët në 13 ndërhyrje të gabuara, kurse “gjelave” u dha tre të tillë për 11 faulla.

Futbollistët në fushë, ashtu si mbi 68 000 spektatorët në tribuna, e ndjenë fort temperaturën gati 38 gradë Celsius, që për shkak të lagështisë ndihej sikur të ishte 41.

Gjithsesi, favoritët e Kupës së Botësi a dolën, edhe pse hoqën tepër keq.

Pjesa e parë, siç e thamë, nuk pati gjuajtje në kuadrat, ndërsa duhej të vinte minuta e 70-të që Franca të gjente golin, edhe atë me penallti.

Zëvendësuesi Due u rrëzua në zonë, vendimi ishte I qartë, ashtu si edhe goditja nga Kilian Mbape.

Edhe pse kapiteni ka humbur jo pak 11-metërsha, këtë herë nuk gaboi përballë portierit shumë të mirë Orlando Hil.

Për 27-vjeçarin janë 7 gola në turne, baraz me Mesin në krye të renditjes së Këpucës së Artë, dhe 19 gola në 19 ndeshje në kupat e botës, një më pak se argjentinasi.

Gjigandët nga Europa padyshim që bënë shumë në krahasim me Paraguajin, me 15 gjuajtje dhe 5 në kuadrat, të gjitha pas pushimit, ndërsa rivali nuk e gjeti asnjë herë portën.

U përsërit mund të thuhet dueli I Botërorit 1998 në Francë, kur vendasit mundën paraguajanët 1-0 vetëm pas kohës shtesë.

Atë vit, kapiteni Didie Deshamp ngriti trofeun e artë, të parin për vendin e tij, ndërsa sot po I njëjti Deshamp synon të fitojë titullin e dytë si trajner dhe të mbyllë me lavdi epokën 14-vjeçare në stolin e kombëtares së “gjelave”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!