Familja pa shtëpi në Levan: Kryebashkiaku Subashi na ka kthyer kurrizin

schedule17:25 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 17:25 - 10 Dhjetor, 2020

Padrejtësinë dhe mjerimin në të cilin jetojnë, e ndjejnë më tepër tani në prag të festave të fundvitit.  Një pemë e zbukuruar që nuk ka kuptim të vendoset në një shtëpi ku çfarë bie jashtë, hyn brenda.

Shtepia e Zhaneta dhe Spiro Qendros është dëmtuar nga ndërtimi i vilës trekatëshe ngjitur me të. Dëmin e ka njohur edhe gjykata por vendimi ka mbetur i pazbatuar prej vitesh.

“Të gjitha gjyqet penale, civile në i kemi fituar. Ka dalë urdhër ekzekutimi për të paguar shtëpinë ai, tani bën lojëra me gjyqtarët dhe prokurorë, hap e mbyll gjyqe. Ne kemi që në 2016 që kemi marrë urdhrin e ekzekutimit e kemi çuar në përmbarim.”

Në këto kushte të moshuarit bashkë me të birin jetojnë në një shtëpi që rrezikon jetën e tyre.

Por përtej betejës disavjeçare gjyqësore familja Qëndro përballet edhe me indiferencën e pushtetit vendor. Premtimi për t’u ofruar strehim ka vite që nuk është zbatuar.

“Unë kam takuar edhe kryetarin e Bashkisë, e më tha më sill ato dokumentet, dhe presim përgjigje. Kemi dy javë.” 

Familja Qëndro në Levan jeton në një shtëpi që mund të shembet në çdo çast por megjithëse një situatë emergjente, autoritetet vendore nuk kanë marrë masa për strehimin e kësaj familjeje.

Bashkia e Fierit ka programe të ndryshme sociale, si dhënia e bonusit të qerasë për familjet në nevojë, por nuk e ka trajtuar këtë rast. /abcnews.al/