FOTOT/ Studentët zbarkojnë tek Kryeministria, protestojnë me rroba dhe valixhe

schedule11:48 - 2 Nëntor, 2020

schedule 11:48 - 2 Nëntor, 2020

Një grup tjetër të rinjsh kanë protestuar përpara kryeministrisë në mbështetje të studentëve të cilët vijojnë protestën përpara Ministrisë së Arsimit.

Në mënyrë simbolike ata kanë hedhur rrobat e tyre të nxjerra nga valixhet, në mes të bulevardit kryesor “Dëshmorët e Kombit”.

Protesta e parë nisi në orën 10:00 para MASR, ku ishin studentët e Universitetit të Tiranës.

Një tjetër protestë me qindra të rinj, shkuan tek Ministria e Shëndetësisë për të dorëzuar kërkesat e tyre.

Ata kërkojnë plotësimin e tyre, ose situata do të përshkallëzohet.

Studentët pretendojnë se që prej karantinës së parë të muajit mars, kanë qenë një nga shtresat më të dëmtuara të shoqërisë dhe se qeveria nuk ka menduar asnjë çast për ta.

Për shkak të mungesës së meteve teknike, ata shtojnë se mijëra studentë e patën të pamundur ta ndiqnin normalisht procesin mësimor online dhe mijëra të tjerë mbetën të papunë, duke mos patur mundësi të paguanin as qiratë.

Me plaçka në duar, rroba, valixhe dhe libra, ata i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të pranojë të paktën dy kërkesa të studentëve: E para, reduktimin e tarifës vjetore, dhe pagesën e kostos vjetor për mjetet teknologjike të mësimit online.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!