(Fotot) Kush janë dy ortakët e kompanisë “Masabi Fruits”,  në kontejner u kapën 200 pako me kokainë

schedule18:44 - 10 Prill, 2021

schedule 18:44 - 10 Prill, 2021

ABC ka siguruar fotot e dy ortakëve të kompanisë, ‘Masabi Fruits’, ku ditën e sotme në kontejnerin me banane që vinte nga Ekuadori për llogari të tyre, u gjetën një sasi prej të paktën 100 kg kokainë e ardhur nga Ekuadori.

Bëhet fjalë për administratorin Erion Petin,  si dhe ortaku i tij Klajdi Xibraku. Mësohet se ky i fundit, ishte personi i cili ishte paraqitur për të bërë zhdoganimin e mallit. Nga ana e këtyre dy personave është mohuar përfshirja në rrjetin e drogës.

 

Ndërkohë në 200 pakot e kapur me kokainë, në disa prej tyre kishte mbishkrime si  ‘El Mejor” (më e mira) dhe ‘Viejon’ (i moshuar). Ndërkohë në një pako ishte stampuar edhe imazhi i “mbretit” të drogës Pablo Escobar. /abcnews.al/