Ushtria ukrainase deklaroi se ka vrarë deri më tani rreth 9 000 ushtarë rusë që prej fillimit të luftës një javë më parë, ndërsa theksohet se janë shkatërruar mbi 1 mijë mjete të blinduara dhe 217 tanke.
Ukrainasit janë duke bërë edhe një luftë tjetër ndaj rusëve krahas asaj në terren dhe diplomacisë, e cila ka të bëjë me shpërndarjen në rrjetet sociale të dëmeve që kanë pësuar rusët gjatë këtyre ditëve atje.
Lexo dhe: Nga lufta bërthamore te eliminimi i Putinit, 4 skenarët se si mund të përfundojë lufta e Ukrainës
Foto nga tanke të shkatërruar apo ushtarë të vrarë gjenden kudo tani online, si një formë e luftës psikologjike të ukrainasve për të thyer moralin e rusëve dhe detyruar nënat e ushtarëve në Rusi që të thërrasin bijtë e tyre mbrapsht.
KËTU lexoni gjithçka nga lufta sot në Ukrainë
Sëfundmi, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës ka shpërndarë disa foto nga beteja e djeshme për qytetin e Chernihiv në veri të Kievit ku janë shkatërruar disa tanke ruse, ndërkohë që shkruajnë: Ja si duket një tank rus pa kokë! /abcnews.al