FOTOLAJM/ Reagimi epik, si “ngriu” juventini McKennie në intervistë

schedule09:33 - 25 Janar, 2021

schedule 09:33 - 25 Janar, 2021

Weston McKennie shënoi një tjetër gol me fanellën e Juventusit, në përballjen e djeshme në kampionat kundër skuadrës së Bologna. Amerikani, të cilin bardhezinjtë e morën në huazim me të drejtë blerje nga Schalke 04, ka marrë vëmendjen jo vetëm me golin.

Pas ndeshjes ai foli për DAZN dhe fillimi i intervistës ishte epik, pasi McKennie dëgjoi gazetarin t’i bënte një pyetje në gjuhën italiane. Reagimi i mesfushorit u bë virale më pas, ndërkohë që gazetari i ndodhur në fushë e qetësoi shpejt.

“Mos u shqetësoni, do ua përkthej më pas pyetjen”, i tha gazetari, ndërkohë që mesfushori më pas u përgjigj. “Çuditërisht unë e kuptova pjesë në italisht. Ishte një fitore shumë e rëndësishme për ne, pasi të dyja ekipet e Milanos lanë pikë një ditë më parë”, u shpreh McKennie. /abcnews.al