Policia dhe grupi hetimor kanë identifikuar shqiptarin i cili vrau me armë zjrri një 45 vjecare ne Greqi e më pas i dha fund jetës së tij. Autori është identifikuar si Altin Allmuca nga Tirana.
Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se Allmuca i kishte ngritur pritë 45-vjeçares Julieta Obzova , e cila kishte shkuar të vizitonte vajzën e saj që banon në pallat. Ai e qëlloi me armë zjarri dhe më pas përdori të njëjtën armë për t’i dhënë fund jetës.
Policia gjeti armën pranë trupave, ndërsa në vendngjarje u dëgjuan dy të shtëna. Hetuesit dyshojnë për një “krim pasioni”, ndërsa vijojnë të hetojnë marrëdhënien mes dy viktimave dhe motivin e ngjarjes.
Pamjet e sigurisë, ekspertiza balistike dhe rezultatet e mjekësisë ligjore pritet të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rrethanave.


