Një pallat 10 katësh u përfshi nga flakët në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë. Në foto shihet edhe kabina elektrike që ndodhet në katin përdhese të pallatit, ky dyshohet se u shkaktua edhe zjarri.
Si pasojë e flakëve i gjithë pallati u mbulua me tym, ndërsa banorët arritën të dilni jashtë. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga ABC News zjarrfikësit kanë ndërhyrë dhe kanë mundur të shuajnë flakët.
Por nga prezenca e lartë e tymit, banorëve u është kërkuar që të qëndrojnë jashtë për momentin. Sakaq raportohet për dëme, por fatmirësisht për asnjë banorë të lënduar.
Ekipet zjarrfikëse ka vijuar sërish kontrollet në çdo hyrje të pallatit për të parë nëse ka banorë të mbetur brenda. Disa prej banorëve që kanë qenë në katet e larta kanë arritur të dalin në tarracën e pallatit, ndërsa të tjerë kanë përdorur shkallët.
/abcnews.al/