FOTO/ “Normaliteti” i të mbijetuarve në Wuhan 1 vit pasi nisi gjithçka

schedule14:06 - 19 Janar, 2021

schedule 14:06 - 19 Janar, 2021

Çiftet po dalin në takime, familjet po darkojnë në restorante, konsumatorët po mbushin dyqanet. Me përjashtim të maskave të fytyrës, njerëzit në Wuhan, qyteti i parë dhe më kryesorja i goditur nga pandemia e koronavirusit në Kinë, tani po jetojnë një jetë pothuajse normale, një vit pas shpërthimit të Covid-19.

 

Jeta vazhdon normalisht për të rinjtë dhe të moshuarit, të cilët e kanë kaluar frikën dhe po jetojnë në epokën post-Covid.

 

Ky është një ndryshim mbresëlënës për 11 milion banorët e Wuhan, të cilët mbijetuan nga koronavirusi në fund të vitit 2019 dhe muajt e parë të vitit 2020.

 

Banorët në lumin e rëndësishëm Yangtze kaluan 76 ditë në një bllokim  total, nga janari në prill 2020.

 

Pa njohuri shkencore ose precedent për një karantinë të tillë, shteti kinez reagoi në mënyrë të çrregullt, së pari duke fshehur rrezikshmërinë  e epidemisë, duke fshehur të dhënat  dhe së fundmi duke u përpjekur me sukses të “burgoste” qytetarët në shtëpitë e tyre për të ndaluar përhapjen e virusit.

 

Spitalet u  tej-mbushën me pacientë dhe shumë prej të infektuarve u trajtuan në shtëpi, duke infektuar kështu shumë të tjerë.

 

Associated Press fotografoi jetën në kryeqytetin kinez sot, një vit pas bllokimit, duke treguar se si mund të ishte jeta në vendet e tjera pasi një përqindje e madhe e popullsisë të vaksinohet.

 

Kinezët po bëjnë pazar dhe po përgatiten për festën e madhe, që është Viti i Ri Kinez. Këtë vit fillimi i Vitit  është në tre javë, të premten 12 Shkurt.

 

Pavarësisht të ftohtit, banorët e qytetit mbushën rrugën kryesore të Wuhan, e cila një vit më parë ishte bosh.

 

Më shumë se 3,800 banorë të qytetit të madh në provincën Hubei humbën jetën, rreth 90% të numrit zyrtar të viktimave në të gjithë Kinën.

 

Banorët e Wuhan tani udhëtojnë pa kufizime.

 

Jeta dhe ekonomia i janë rikthyer  normalitetit, me të vetmen masë paraprake që është  përdorimi i maskave.

 

Autoritetet gjithashtu po përgatiten dhe po marrin masat e nevojshme  për Vitin e Ri Kinez./abcnews.al