TIRANË- Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Lordi David Cameron do të vizitojë Tiranën më 22 maj. Ai do të takohet me kreun e Shtetit, Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
Kur kanë mbetur më pak se 24 orë nga vizita e David Cameron, kryeqyteti është stolisur me flamuj të Britanisë së Madhe, ndërsa janë vendosur postera gjigand të sekretarit britanik në godinën e Universitetit Politeknik.
“Welcome Lord Cameron”, thuhet në posterin gjigand.
Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Cameron do të mbajë një konferencë për mediat dhe do t’ju përgjigjet pyetjeve të gazetarëve./ abcnews.al