Vllaznia nuk po punon vetëm për merkaton. Në Shkodër po mendojnë edhe për uniformat e reja dhe në rrjetet sociale kanë publikuar disa modele të fanellës së parë të Vllaznisë, me ngjyrat kuq e blu. Ata kërkojnë një mendim edhe nga tifozët, para se të marrin vendimin.
“Ndonëse periudha nga përfundimi i sezonit të futbollit deri në fillimin e sezonit të ri 2020-2021 është mjaft e shkurtër, drejtuesit po punojnë në kompletimin me bazë materiale si dhe dizenjimin e fanellave të përfaqësimit.
Stafi menaxhues dëshiron të ndaj me publikun disa nga modelet të cilat janë duke u punuar. Komentet dhe pëlqimet tuaja do të merren në konsideratë për të përzgjedhur modelin më të mirë. Ju falënderojmë për kontributin tuaj”, shkruhet në postimin e bërë nga klubi i Vllaznisë. /abcnews.al