Nënë e bijë, 74 dhe 54 vjeç janë gjetur pajetë në banesën e tyre në lagjen numër 17 në Korçë. 54-vjeçarja Ornela Vangjeli kujdesej për nënën e saj e cila ishte e paralizuar. Dyshohet se fillimisht ka humbur jetën 54-vjeçarja si pasojë e një ataku kardiak dhe më pas ka ndërruar jetën nëna 74-vjeçe.
Mësohet se Ornela Vangjeli ishte mësuese në shkollën në Vithkuq. Sipas dëshmive të fqinjëve e moshuara ka qenë e paralizuar dhe vajza e saj kujdesej për të. Prej ditës së diel nënë e bijë kanë shkëputur kontaktet me familjarët që ishin kryesisht në Greqi.
Ka qenë djali i cili nuk ka arritur të lidhej nënën, ka njoftuar të afërm të tjerë pas humbjes së kontaktit dhe më pas janë përballur me ngjarjen e rëndë.
Gjithashtu djali i të moshuarës, jashtë kamerave, ka treguar se ditën e shtunë ka biseduar me të motrën. “Ditën e shtunë vajza ka çuar në spital nënën për shkak se kishte oksigjenin e ulët. Atje i kanë thënë që ta shtrojnë të moshuarën, por vajza nuk ka pranuar ta shtrojë në spital. Janë kthyer në banesë dhe më pas nuk dihet asgjë çfarë ka ndodhur”, ka thënë ai.
Ndërkohë mbetet të bëhet ekspertiza nga ana e mjekut ligjor.
(Në foto nënë e bijë)
/abcnews.al/