FOTO/Surprizon hoxha nga Kosova, fal namazin me veshje tradicionale

schedule12:47 - 13 Maj, 2021

schedule 12:47 - 13 Maj, 2021

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën këtë të enjte festojnë Festën e Fiter Bajramit.

Të gjithë besimtarët pas 30 ditësh agjërim të muajit të Ramazanit këtë ditë feste e kanë nisur me faljen e Namazit.

Në Kosovë një hoxhë ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shikojmë deri më tani e ka bërë faljen e namazit me veshje popullore.

Sipas mediave vendase hoxha nga Drenasi e ka falur namazin i i veshur tradicionalisht me veshjen ‘tirqi e plis’ e cila është një veshje popullore. Kjo gjë i ka habitur të gjithë besimtarët pasi nuk është diçka e cila ndodh shpesh.

Për shkak të pandemisë të krijuar nga Covid-19, edhe këtë vit, është hequr dorë nga ceremonia e manifestimit tradicional të kësaj feste./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!