Khan Younis përjetoi ditën e djeshme bombardimet më të rënda që nga fillimi i luftës dhe organizata e Kombeve të Bashkuara Unicef e përshkroi spitalin e al-Nasser si një “zonë lufte”.
Izraeli ka vazhduar të bombardojë Gazën gjatë natës, më specifikisht Khan Younis në jug, ku shumë palestinezë u larguan në javët e para të luftës me urdhër të Izraelit.
Al Jazeera raportoi për një “bombardim intensiv” në lindje të qytetit në orët e para të së hënës.
Izraeli beson se udhëheqja e Hamasit është e fshehur në Khan Younis dhe ka urdhëruar njerëzit në dhe përreth zonave të caktuara të qytetit të evakuohen.
/abcnews.al