FOTO/ Skuadra e Egjiptit ka tetë lojtarë me emrin Mohamed

schedule10:21 - 13 Nëntor, 2021

schedule 10:21 - 13 Nëntor, 2021

Në ndeshjen e zhvilluar mes Angolës dhe Egjiptit në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katar 2022”, përfundoi në barazim 2-2.

Golat për Angolën i shënoi Helder Costa në minutën e 26-të dhe M’Bala Nzola në minutën e 36-të.

Teksa për Egjiptin, Mohamed Elneny e shënoi në minutën e 45+1, teksa golin tjetër Akram Tawfik në minutën e 59-të.

Në skuadrën e Egjiptit kanë qenë të ftuar tetë lojtar me emrin Mohamed, katër prej tyre kanë startuar, teksa të tjerët ishin në bankën rezervë.

Në mesin e tyre është edhe Mohamed Salah, sulmuesi i Liverpoolit.