Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme në Durrës. Një burrë ka rënë nga objekti në ndërtim, duke gjetur vdekjen.
Gazetari i ABC News Leonidha Musai raporton se viktima rezulton të jetë roje i një pallati në ndërtim.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Currilave.
Dyshohet se i ndjeri, Thoma Ruçi , 60 vjeç ka rënë nga kati i 6-të, pasi është trembur nga termeti.
Siç thanë burimet, trupi i pajetë është gjetur tek gropa e ashensorit.
Ndërkohë ditën e sotme, Policia e Durrësit ka vënë në pranga administratorin dhe inxhinierin e firmës ndërtuese të pallatit, ku humbi mbrëmë jetën roja 62-vjeçar.
Në pranga kanë rënë, -A. J., 47 vjeç, banues në Durrës, administratori i firmës dhe E. R., 43 vjeç, banues në Durrës, inxhinier i firmës që ndërton objektin.
Këta shtetas akuzohen për shkelje të rregullave në punë, pasi më datë 28.01.2020, rreth orës 23:18, në një objekt në ndërtim, humbi jetën aksidentalisht shtetasi Th. R., 62 vjeç, i punësuar si rojë pranë këtij objekti.
Sipas policisë rrezikojnë të dënohen deri në 10 vjet burg./abcnews.al