FOTO/ Reperi i njohur gdhend në ballë inicialet e së bijës

schedule20:29 - 5 Tetor, 2022

schedule 20:29 - 5 Tetor, 2022

Post Malona njihet për tatuazhet e çuditshme. Por këtë herë reperi me famë botërore, emri i vërtetë i të cilit është Austin Richard Post shtoi një tjetër pjesë arti në trup – këtë herë me një rëndësi të veçantë familjare. Ai ka bërë një tatuazh në ballë në nder të së bijës së vogël.

Ai ka bërë tatuazh “DDP”, për të cilën TMZ raporton se janë inicialet e vajzës së tij. Reperi 27 vjeçar mirëpriti vajzën e tij të vogël në fillim të këtij viti, por nuk e ka zbuluar emrin e saj. Reperi ka qenë shumë hermetik për jetën personale por në muajin maj ai zbuloi se ishte bërë baba për herë të parë.

“Jam i emocionuar për këtë kapitull tjetër në jetën time, jam më i lumturi që kam qenë ndonjëherë, dhe që kur mbaja mend isha i trishtuar. Koha për t’u kujdesur për trupin tim, familjen dhe miqtë e mi, dhe të përhapim sa më shumë dashuri çdo ditë.”, tha ai.