FOTO/ Rama: Shkolla e re “Llazar Kuli” në Kuçovë hapi dyert me kushte moderne në fillim të vitit shkollor

schedule09:35 - 15 Shtator, 2024

schedule 09:35 - 15 Shtator, 2024

KUÇOVË- Ky vit i ri shkollor për nxënësit dhe mësuesit e shkollës “Llazar Kuli” në Perondi të Kuçovës ka nisur me kushte të tjera.

Ata do të kenë mundësinë të mësojnë në një godinë me kushte më të mira.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga shkolla, e ri-konstruktuar falë një investimi nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me pushtetin vendor.

Krahas klasave me kushte dhe bazë materiale të kompletuar, nxënësit e kësaj shkolle kanë dhe hapësirën e palestrave në të cilën mund ushtrojnë pasionet e tyre për sportin.

“Shkolla e re “Llazar Kuli” në fshatin Perondi, Kuçovë, një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Kuçovës ka hapur dyert me kushte moderne në fillim të këtij viti shkollor”, thekson Rama.


Ky investim ka krijuar kushte moderne dhe komode për nxënësit dhe stafin e shkollës, duke përfshirë 12 klasa dhe laboratorë për Kiminë, Biologjinë, Fizikën dhe TIK-un.

Këtë vit shkollor janë rreth 25 shkolla të reja të cilat kanë mirëpritur rreth 10 mijë nxënës dhe mësues duke krijuar kushte moderne dhe të sigurta për mësim./abcnews.al