Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga kantieret e ndërtimit të rrugëve në zona të ndryshme të vendit duke theksuar se tashmë ka ardhur koha që të fillojë puna, por nën masa të rrepta sigurie.
Në postimin e tij në Facebook, Rama shkruan se ka ardhur koha për të rifilluar punën ekonomia e luftës duke garantuar rregullin e distancës mes punonjësve.
Postimi i plotë i Ramës
? KANTIERET RIFILLOJNË ME PIKATORE NË ZONAT RURALE TË ELBASANIT, LUSHNJËS, SHKODRËS, KONISPOL, BORSH, FUSHË-KRUJË, FIER, DUKE GARANTUAR RREGULLIN E DISTANCËS SË SIGURTË PËR PUNONJËSIT
? EKONOMIA E LUFTËS DO TË VIHET ME HAPA SHUMË TË MATUR NË LËVIZJE, PËR TË GARANTUAR SA MË SHUMË VENDE PUNE NËN BOMBARDIM DHE FRYMËMARRJEN JETIKE NË SHTËPINË TONË TË PËRBASHKËT
? DO TË VAZHDOJMË TË MBROHEMI SHUMË FORT, DUKE ORGANIZUAR KUNDËRSULME NË PIKA NEVRALGJIKE PËR TË SIGURUAR RRUGËT E FRYMËMARRJES NË MUAJT E ARDHSHËM
DURIM DHE BESIM, SI NJË TRUP I VETËM??