“Foto që tregojnë gjendjen e Schumacher, na kërkuan 1 milion stërlina”

schedule19:35 - 22 Janar, 2020

schedule 19:35 - 22 Janar, 2020

Po bëhen rreth 6 vite që Michael Schumacher u aksidentua duke bërë ski në Zvicër. Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 qëndroi për një kohë të gjatë në koma dhe tani po vijon seancat rehabilituese.

Të shumta janë thashethemet në lidhje me situatën e gjermanit të famshëm, por rëndësi ka që ai është ende gjallë. Anglezja Mirror raporton se ka marrë disa oferta në lidhje me fotografi që janë vjedhur nga shtëpia e Schumacher.

Hajdutët i kanë vendosur në shitje për shumën e 1 milion sterlinave. Familja është kujdesur për të ruajtur privatësinë e Schumacher gjatë periudhës së vështirë, teksa kampioni është operuar dy herë në kokë. /abcnews.al