Policia në Florida shpëtoi një qen që ra në një kanal dhe nuk mundi të dilte dot jashtë.
Departamenti i Policisë së Ishullit Marco tha se oficerët e tij dhe oficerët e shërbimit në komunitet u përgjigjën të hënën në mëngjes kur një qen u raportua i bllokuar.
“Fatmirësisht, oficerët ishin në gjendje të bënin një shpëtim të shpejtë”, tha departamenti në një postim në Facebook.
Postimi përfshinte foto të qenit të mbështjellë me një batanije pasi u kthye i sigurt në tokë të thatë./abcnews.al