FOTO/ Policia greke vihet në ndjekje, plagos dy shqiptarë në Korinth

schedule18:24 - 8 Shkurt, 2020

schedule 18:24 - 8 Shkurt, 2020

Mesditën e së shtunës në Akrocorinthos të Korinthit, policia greke plagosi dy shqiptarë, të dyshuar si grabitës.

Sipas mediave greke, policia kishte në vëzhgim prej kohësh shqiptarët, e dyshuar për disa vjedhje në zonë, ndaj sot ishte vënë në ndjekje të tyre. Policia u ka bërë thirrje të ndalonin, por tre shqiptarët kanë hapur zjarr nga makina me të cilën udhëtonin.

Policia është përgjigjur me zjarr dhe ka lënë të plagosur, 2 prej 3 personave që ndodheshin në automjet. Njëri prej të plagosurve është duke marrë mjekim në spitalin e Thriasios ndërsa tjetri në atë te Korinthit.

Media greke, zougla.gr raporton se gjatë tentativës për t’i ikur policisë, njëri prej grabitësve u përpoq të shpëtonte duke u hedhur nga një shkëmb.

Nga hetimet paraprake, policia dyshon se kjo bandë kishte kryer një grabitje në bankë në Kalamata gushtin e kaluar. Brenda makinës së autorëve, policia gjeti një kallashnikov dhe po vazhdojnë kontrollet për arrestime të tjera. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!