FOTO/ Përcaktohet studio fituese e stadiumit të ri të Durrësit, Teuta i “vjedh” argjentinasve “Bombonera”-n

schedule16:38 - 4 Maj, 2023

schedule 16:38 - 4 Maj, 2023

Pas përcaktimit të studios fituese që do merret me ndërtimin e stadiumit të ri në qytetin e Korçës, “KorçArena”, ditën e sotme është përcaktuar dhe studioja fituese që do ndërtojë stadiumin e ri, kësaj radhe në qytetin e Durrësit.

Në Konkursin Ndërkombëtare për projektin e stadiumit të ri të Durrësit ishin në garë 3 studio prestigjioze evropiane të arkitekturës moderne e bashkëkohore, studioja “51N4E” nga Belgjika, “Bjarke Ingels Group BIG” nga Danimarka dhe “MVRDV” nga Hollanda.

Fitues për ndërtimin e stadiumit të ri që pritet të ketë rreth 15 mijë vende doli studioja belge “51N4E”, teksa veçantia e stadiumit që do të jetë te tribuna qëndrore, e cila do të jetë një “fotokopje në miniaturë” e “mitikut” argjentinas, “Bombonera”.

Ndërkaq, mësohet se fusha do të jetë pak metra nën nivelin e tokës, ndërsa përreth do të ketë fusha ndihmëse, si dhe një kalçeto. Përveç ndeshjeve të futbollit, stadiumi mund të funksionojë dhe si një qendër sportive dhe për aktivitete të ndryshme sportive. /i.m /abcnews.al