Forcat ruse kanë bombarduar mëngjesin e sotëm pesë stacione treni në të njëjtën orë.
Mediat e huaja kanë publikuar disa pamje nga momenti i sulmit me raketa në këto stacione.
Nga pamjet shihet imazhe nga Krasne, pranë Odesës në Ukrainën jugore, ku një zjarr shpërtheu pasi një predhë ruse goditi stacionin. Ndër të tjera dallohet se një tym i madh i zi ka shpërthyer nga vendi i sulmit.
Deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me viktima, por shërbimet e urgjencës qëndrojnë në një grup aty pranë. Është e paqartë nëse ky stacion është një nga pesë të goditurit këtë mëngjes./abcnews.al