Sot është shënuar dita e 19-të e luftës Rusi-Ukrainë, me shpërthime të shumta në dhe rreth Kievit, ndërsa forcat ruse po përparojnë drejt kryeqytetit të Ukrainës, shkruan CNN
Të paktën dy persona vdiqën dhe tre të tjerë u shtruan në spital pasi një ndërtesë banimi në Obolon, një periferi e kryeqytetit të Kievit, u sulmua nga forcat ruse. Disa shpërthime të tjera janë dëgjuar në të gjithë Kievin në orën 11, ndërsa qëndra e Kievit është mbuluar nga tymi.
Të shtunën, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se pjesa më e madhe e forcave tokësore ruse tani janë vetëm 25 kilometra (15.5 milje) nga qendra e kryeqytetit ukrainas.