FOTO/ Nuk përtyp dot lidhjen e Rudinës me Frrokun? Ish-bashkëshorti “nxjerr” armët e ftohta

schedule15:48 - 22 Janar, 2020

schedule 15:48 - 22 Janar, 2020

Menjëherë pasi u bë publik divorci i Rudina Dembacaj me ish-bashkëshortin mekanik, dolën lajmet për një lidhje të mundshme mes moderatores dhe ish-deputetit Mark Frrokun.

Moderatores nuk ju desh shumë për të konfirmuar këtë lidhje nëpërmjet Instagramit dhe më pas për të “shpërthyer” në postime me Frrokun.

Së fundmi çifti duket shumë i lumtur krah njër-tjetrit teksa po kalojnë disa ditë pushime në Milano, shkruan Albeu.com.

Por dikush nuk e ka pritur mirë këtë të fundit.

Ish-bashkëshorti i moderatores tashmë ka marrë goxha vëmëndje mediatike dhe në InstaStoryn e tij të fundit nuk nguron të publikojë një pistoletë, një thikë dhe disa plumba si për të pranuar se nuk po i përtyp dot ngjarjet e fundit.