FOTO/ Ngarkesat e para të Pfizer arrijnë nëpër SHBA, sot nis vaksinimi

schedule09:04 - 14 Dhjetor, 2020

schedule 09:04 - 14 Dhjetor, 2020

Ngarkesat e para të vaksinës së Pfizer për Covid-19 kanë nisur që të arrijnë rreth e qark SHBA-ve që nga e diela.

Vaksina vjen në një kohë kur vendi regjistroi rekord rastesh të reja me Covid-19 si dhe shifra të larta shtrimesh në spital dhe vdekjesh në javën që lamë pas.

Pfizer bëri gati me qindra kuti brenda së cilave ndodhej vaksina dhe i ngarkoi në kamionë që u nisën nga impianti i prodhimit në Kalamazoo, Michigan të hënën në mëngjes.

Gjiganti farmaceutik tha se në ngarkesat e para gjenden 3 milion doza për 64 shtete, territore amerikane dhe qytetet të mëdha, si dhe për pesë agjenci federale. Injeksionet e para pritet që të bëhen sot.

Në disa foto të publikuara në media, punonjësit shihen ndërsa shkarkojnë kutitë e vaksinave nga një aeroplan në një qendër logjistike të UPS në Louisville, Kentucky, të dielën në mbrëmje nën mbikëqyrjen e Presidentit të Shëndetësisë UPS Wes Wheeler. s.b/abcnews.al/