VIDEO/ Në ndjekje nga FNSH, përmbyset makina: Plagosen dy klandestinë sirianë

schedule22:22 - 27 Shkurt, 2020

schedule 22:22 - 27 Shkurt, 2020

Një mjet që po transportonte klandestinë nga Lindja e Mesme ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së sotme në qytetin e Korçës. Në mjet udhëtonin 4 refugjatë sirianë, 2 prej te cilëve janë transportuar në spital me plagë të lehta. Sakaq policia ka shoqëruar drejtuesen e mjetit. Burimet thanë për gazetaren Lediona Xheladinaj se automjeti “Citroen” ishte në ndjekje nga FNSH-ja.

Vetëm 1 javë më parë humbën jetën në aksidentin fatal të Gramshit 2 refugjatë siriane. (Makina ku udhëtonin 10 persona, 9 sirianë dhe drejtuesi i mjetit nga Tirana doli nga rruga në Gramsh, ku për pasojë mbeten të vdekur dy persona, shtetas sirianë

Njoftimi zyrtar i policisë:

Më datë 27.02.2020, rreth orës 21:25, në rrugën Dishnicë-Çiflig, shtetasja F. D., duke drejtuar mjetin tip “Citroen”, ka dalë nga rruga ku për pasojë janë dëmtuar dy shtetas të huaj, pasagjerë në këtë mjet, të cilët u dërguan në Spitalin e Korçës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesja e mjetit, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme proceduruale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al