Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/Makina ra në greminë, të plagosurit sirianë dhe shoferi shqiptar transportohen tek Trauma

schedule23:14 - 22 Shkurt, 2020

schedule 23:14 - 22 Shkurt, 2020

Makina ku udhëtonin 10 persona, 9 sirianë dhe drejtuesi i mjetit nga Tirana doli nga rruga në Gramsh, ku për pasojë mbeten të vdekur dy persona, shtetas sirianë. Fuoristrada ra nga 150 metra lartësi duke përfunduar në greminë.

Personat që mbeten të plagosur në aksidentin fatal të Gramshit po transportohen drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Është tashmë e konfirmuar se drejtuesi i mjetit, Mikel Gjeli është një prej personave të plagosur. Ndërsa 7 personat e tjerë që u plagosën janë shtetas sirianë.



Paraprakisht thuhet se automjeti tip Mercedes Benz ML e tejmbushur me klandestinë, ka dalë nga rruga në një kthesë të fortë, 3 kilometra nga Gramshi, pranë fshatit Cekrez. /abcnews.al

*Pamjet e siguruara nga gazetari i Abc News, Aldo Kozarja

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!