FOTO/ Mozzik pëson aksident, rrokulliset me motorr në Brezovicë

schedule15:52 - 14 Shtator, 2021

schedule 15:52 - 14 Shtator, 2021

Reperi i njohur, Mozzik është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku këtë herë ka ndarë disa foto nga një ditë interesante që ka kaluar në Bjeshkët e Brezovicës.

Mirëpo jo gjithçka ka shkuar mirë pasi pas një shëtitje 30 minutëshe, ai ka pësuar një rrokullisje të vogël me motor. Këtë ai e ka treguar përmes një videoje të publikuar në InstaStory, duke shkruar në mbishkrimin e saj “30 minuta më pas”.

Ndërkohë në fotografinë e radhës, Mozzik ka treguar shokun e tij që po e shoqëronte, teksa bën përpjekjet e tij për të dalë nga motori i rrokullisur.

Megjithatë ky aksident i vogël ka shpëtuar pa lëndime dhe reperi e ka marrë me shumë sportivietet./abcnews.al