Flakët e zjarrit kanë përfshirë kabinën elektrike të godinës së zyrës së Kadastrës në Fier. Shkak i zjarrit mendohet të ketë qënë një defekt në kabinë.
Zjarri nisi në orët e para të mëngjesit duke lënë pa energji elektrike të gjithë zonën përreth. Zjarrëfikësit kanë shkuar menjeherë në vendngjarje duke shuar flakët dhe shmangur rrezikun e përhapjes së tyre në të gjithë godinën.
Burime nga zyra e Kadastrës konfirmuan se përveç dëmëve në kabinë nuk ka asnjë dëmtim në pjesën tjetër të godinës. /abcnews.al
/abcnews.al