FOTO/ Me kapele dhe maska mbrojtëse, Beyonce dhe Jay Z “kapen mat” në New York

schedule13:56 - 21 Shtator, 2020

schedule 13:56 - 21 Shtator, 2020

Beyonce dhe Jay Z janë parë duke shijuar drekën të një restorant në New York.

Çifti i njohur ndërkombëtar, kishin vendosur kësaj radhe ushqime italiane, teksa pranë tyre shiheshin edhe persona të tjerë, shkruan Daily Mail.

39-vjeçarja mezi njihej, pasi mbante të veshur një pallto të madhe, kurse në kokë kishte një kapele dhe maskën mbrojtëse.

Ndërkaq, Jay Z mbante të veshur në të njëjtin stil, ndërsa shijonte një gotë me verë të kuqe.

Më parë gjatë këtij muaji, Beyonce dhe Jay Z kanë qenë në Evropë, pasi këngëtarja festoi ditëlindjen e 39-të.

Kujtojmë që dyshja janë martuar në vitin 2008 dhe kanë së bashku tre fëmijë.l.k/abcnews.al