FOTO/ Mbyllet pa asnjë incident protesta e veteranëve: Pankartat epike të qytetarëve

schedule19:04 - 15 Korrik, 2023

schedule 19:04 - 15 Korrik, 2023

Është mbyllur protesta e sotme e thirrur nga shoqëria civile, veteranët e UÇK-së dhe opozitës  në Kosovë, kundër qeverisë së Albin Kurtit.

Personat që mbajtën fjalën në podium kritikuan Kurtin për izolim të vendit si edhe i kërkuan Osmanit të mos nënshkruajë ligjin për pagën minimale.

Veterat e UÇK kanë paralajmëruar se protestat nuk përfundojnë këtë, por do të ketë tubime të tjera në vazhdim, deri në rrëzimin e qeverisë.

Protesta e zhvilluar në sheshin “Skenderbeu” të Prishtinës u zhvillua në mënyrë paqësore, pa asnjë incident, ndërsa nuk mungonin edhe pankartat epike.

“Mimozë, a të kallëzoi Radojçiç se ku janë 16000 të zhdukurit e luftës”, thuhej në një prej pankartave.

Po ashtu, protestuesit u panë të veshur me bluza me mbishkrimin “Liria ka emër”, si dhe mbanin në duar flamuj të Kosovës, flamurin kombëtar dhe atë amerikan.

Para nisjes së protestës, Qeveria e Kosovës kishte marrë masat e sigurisë duke e bllokuar hyrjen në oborrin e Qeverisë me rrethoja hekuri dhe kishte shtuar numrin e policëve, përfshirë edhe të njëisë speciale.

r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!