Në shenjë solidariteti me Ukrainën, monumentet në mbarë botën kanë marrë ngjyrën e verdhë dhe blu të flamurit ukrainas, pas fillimit të pushtimit rus të enjten, shkruan CNN
Në Bruksel, parku Cinquantenaire u ndriçua gjatë një samiti të Bashkimit Europian mbi krizën Rusi-Ukrainë në kryeqytetin belg të enjten. Pas takimit, krerët e BE-së njoftuan paketën e parë të sanksioneve kundër Rusisë.
Stacioni Flinders Street i Melburnit u ndriçua nga ngjyrat e flamurit ukrainas në shenjë mbështetjeje për vendin. Kryeministri australian Scott Morrison e quajti pushtimin rus “brutal”ndërsa njoftoi sanksione të reja kundër Moskës.
Ndërkohë, Orkestra Filarmonike Çeke mori një ovacion të gjatë kur ata kënduan himnin çek dhe ukrainas përpara koncertit të tyre në Pragë të enjten. Ka të ngjarë që shumë të kenë përjetuar pushtimin rus të Çekosllovakisë në vitin 1968.
/abcnews.al