Vettingu i Bashës bën “abort” spontan/ Ditën që publikoi draftin, dolli me të atin e Vis Martinajt

schedule15:41 - 8 Nëntor, 2023

schedule 15:41 - 8 Nëntor, 2023

“Sa i takon lidhjeve kriminale i jepen kompetenca të njëjtit autoritet, që në bashkëpunim me SPAK, me BKH-në, me shërbimet inteligjente të vërtetojnë nëse një politikan gënjen, apo thotë të vërtetën kur deklaron çdo vit me detyrim, se nuk kontakte të papërshtatshme, thënë ndryshe kontakte me botën e krimit të organizuar. Ky është një model, që mundëson që politikanët shqiptarë t’i nënshtrohen të njëjtit kontroll që i nënshtrohen sot magjistratët, pra gjyqtarët/prokurorët, po kështu dhe punonjësit e policisë dhe të Gardës së Republikës”

Lulzim Basha të hënën ricikloi një ide e vjetër, duke sfiduar Parlamentin dhe palët e tjera politike, nëse do e miratojnë apo jo një draft, që ndëshkon politikanët, njësoj si gjyqtarët, që kanë bërë korrupsion apo kanë lidhje me personazhe të botës e krimit, apo njerëz që kanë lidhje me ta.

Por vetëm Një ditë më pas, pra të martën, Basha përmes rrjeteve sociale, njoftoi disa takime në Laç e në Kurbin. Një prej tyre ishte dhe një familje kurbinase, ku mes të tjerëve, merrte pjesë dhe babai i një prej personazheve të botës së errët, Ervis Martinajt, i dënuar për vepra te renda penale, dhe I zhdukur prej muajit gusht te vitit te shkuar.

Lulzim Basha dhe i ati i Martinajt, shihen duke biseduar lirshëm me njëri-tjetrin, megjithëse nuk dihet nëse po flisnin për projektligjin e vetingut të politikaneve.

Ajo që dihet është se të atit të vis Martinajt i janë sekuestruar 34 prona, tre prej te cilave prona direkte të Mustaf Martinajt. Sipas eksperteve hetimore, sekuestro e pasurive, bëhet për efekt hetimor, lidhur me burimin e të ardhurave si dhe me mundësinë e pastrimit të parave të pista.

Pra nëse Basha thotë, që drafti i tij, është në parashikime i njëjtë me atë të vettingut të gjyqtarëve e prokurorëve, a mund të quhet dhe ky takim, i papërshtatshëm?

Vettingu i gjyqtareve thotë se kontakte direkte apo indirekte me të dënuar apo të afërm të të dënuarve, automatikisht i heq nga sistemi.

Vete projekti i ligjit për vetingun e politikaneve, qe Abc News e zotëron, parashikon kufizime të kontakteve të familjarëve me botën e krimit.

Por problem i Lulzim Bashës është me i thellë se kaq. Abc News ka mësuar se dollia me të atin e Vis Martinajt nuk duket se ka qenë një takim i rastësishëm.

Mustafa Martini rezulton se është pjesë edhe e strukturave qendrore të PD-së së Lulzim Bashës. Dhe jo strukturave te vjetra. Babi i Martinajt është ndër 150 anëtarët e Këshillit Kombëtar të Bashës, i zgjedhur më 2 shtator të këtij viti.

ABC News kërkoi këtë të mërkurë një reagim zyrtar nga Partia Demokratike. Por në vend të përgjigjes, Lulzim Basha shpërndau një video sërish në Facebook, për të treguar se sa mirë është pritur drafti i tij, nga qytetarët.

Tashmë e vetmja gjë që nuk mund të vihet me ne dyshim, është serioziteti i Lulzim Bashës. Ai nuk beson as vete ne gjerat që thotë, ose me saktë nuk duhet të merret me seriozisht. Dhe jo vetëm te vetingu i politikanëve./abcnews.al