E gjithë qeveria ndodhët në Durrës pas tërmetit të 26 nëntorit dhe në mungesë të kryeministrit Rama, është Bledi Çuçi ai që drejton skuadrën sot.
Fill pas mbledhjes në Durrës ai është fiksuar në një kafe më Vangjush Dakon sot në një lokal pranë bashkisë së qytetit të goditur nga tërmeti.
Në prani të tyre është edhe drejtuesi i OSHEE-së Ardian Çela, një bashkëpunëtor i ngushtë i Vangjush Dakos.
Dako është parë shpesh kohët e fundit brenda dhe në afërsi të bashkisë së Durrësit pas dorëheqjes së Valbona Sakos dhe komandimit të Zhylien Varfit në krye.
Varfi njihet si një person i Dakos në Durrës
Tre ditë më parë Abc News fiksoi momentin kur Vangjush Dako rifutej në godinën e Bashkisë Durrës pak orë pasi kishte dhënë dorëheqjen Valbona Sako, ç’ka tregon se ai tashmë ka kontroll të plotë mbi këtë institucion që e ka drejtuar prej 12 vitesh. /abcnews.al