FOTO/ Ky është punonjësi i Policisë Kufitare në Dhërmi që ndërroi jetë teksa ishte duke patrulluar në det

schedule22:31 - 1 Korrik, 2023

schedule 22:31 - 1 Korrik, 2023

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Dhërmi. 56-vjeçari, Sinan Abilaliaj punonjës i Policisë Kufitare, foton e të cili e keni më poshtë, ka ndërruar jetë teksa ka qenë duke patrulluar në det.

Policia njofton se 56-vjeçari i cili ka qenë drejtues i mjetit lundrues nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe për këtë shkak ka ankoruar mjetin përballë stacionit të Policisë Kufitore dhe ka dalë në breg.

LEXO EDHE: Dhërmi/ Nuk u ndje mirë gjatë patrullimit në det, humb jetën punonjësi i Policisë Kufitare: Çfarë dyshohet

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme, punonjësi i policisë ndërrroi jetë. Paraprakisht dyshohet se Abilaliaj ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak.

Njoftimi i policisë:

Dhërmi/Informacion paraprak

Rreth orës 20:10, në Dhërmi, punonjësi i Policisë Kufitare i Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, shtetasi , Sinan Abilaliaj, 56 vjeç, drejtues i një mjeti lundrues të Policisë Kufitare, gjatë patrullimit në det, nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe për këtë shkak ka ankoruar mjetin lundures përballë stacionit të Policisë Kufitare në Dhërmi dhe ka dalë në breg.

Menjëherë është kërkuar ndihma e urgjencës mjekësore dhe pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme, punonjësi i Policisë, shtetasi humbi jetën.

Paraprakisht dyshohet se 56-vjeçari e ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak.

Grupi hetimor në bashkëpunim me ekipin mjekësor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës së 56-vjeçarit.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!