FOTO/ Ky është Nazmi Bandulla, u qëllua me 13 plumba, autorët u zhdukën me “Benzin” e bardhë

schedule12:14 - 12 Prill, 2022

schedule 12:14 - 12 Prill, 2022

Detaje të reja nga atentati ndaj Nazmi Bandulës në lagjen “Partizani” në Shkodër. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se akoma nuk ka asnjë gjurmë të autorëve të ngjarjes.

Ata kanë përdorur një automjet tip Mercedez Benz me ngjyrë të bardhë me xhama të zinj, ndërsa të gjitha gëzhojat janë mbajtur në makinë pasi hetuesit nuk kanë gjetur asnjë në vendin e ngjarjes.

Në drejtim të viktimës është qëlluar 13 herë, 6 plumba e kanë prekur në pjesën e sipërme të trupit, çka i shkaktuan vdekjen e menjëhershme. Skena është filmuar nga një kamera sigurie në distancë, e cila nuk ka ndihmuar shumë hetuesit. Pistat e hetimit janë të shumta për shkak të së kaluarës së 55-vjeçarit në aktivitete kriminale.

Në të shkuarën Bandula ka qenë i përfshirë në trafik narkotikësh, trafik armësh dhe prostitucion. Po ashtu, hetuesit nuk përjashtojnë edhe pistën e hakmarrjes, pasi në vitet 2000 Nazmi Bandula bashkë me të vëllanë Albanin, janë të përfshirë në një vrasje për një vajzë pranë kinemasë në Shkodër.

Tre vite pas kësaj ngjarje Nazmi Bandulës i është bërë atentat në afërsi të Bushatit. Bandula jetonte mes Shkodrës dhe Elbasanit, ndërsa edhe pse ishte i njohur për konflikte të së shkuarës, nuk ruhej asnjëherë dhe lëvizte lirshëm. /Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!